KryesoreLajme

Vendim skandaloz/ Dritan Goxhaj drejt Hagës, Gjykata e Tiranës i hap rrugë ekstradimit të tij

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën skandaloze të gjykatës speciale, për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Gjyqtarja Alma Kolgjokaj ka vendosur ekstradimin e Gjoxhajt drejt Kosovës, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.

Vendimi është cilësuar si antikushtetues nga mbrojtja dhe se Prokuroria Speciale nuk ka sjellë prova shtesë.

Përpara seancës disa qytetarë protestuan përpara gjykatës duke kërkuar lirinë e ish ushtarakut.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.

Rruga Press

YouTube player