Sport

Rikthehet magjia e Champions League, përballje të forta që në nisje

Pritja disa mujore merr fund, kompeticioni më spektakolar për klube rikthehet me fazën e grupeve. Uefa Champions League ngre siparin këtë të martë me 8 përballje tejet interesante, ku padyshim spikat kryesfida PSG-Dortmund. Të dyja skuadrat nuk po kalojnë formën e tyre më të mirë, ndërsa dëmtimet mbeten një problem.

Në grupin F me interes pritet dhe përballja mes Milanit e Neëcastle e cila pritet të ndezë San Siron. Anglezët do të provojnë të bëjnë mirë në këtë kompeticion, ndërsa djalli e ka detyrim fitoren, pavarësisht disfatës së thellë në derbin e së shtunës në Serie A.

Kampionët në fuqi sfidohen nga ylli i kuq i Beogradit, me këta të fundit që kanë diferenca të theksuara me të besuarit e Guardiolës, përballje ku anglezët janë favoritë absolutë. Në të njëjtin grup, Young Boys pret në shtëpi Leipzigun.

Lazio do ta nisë rrugëtimin në Champions në një sfidë delikate si ajo ndaj Atletico Madrid, ndërsa pjesë e grupit E është dhe cifti Feyenoord-Celtic.

Në grupin H, Barcelona e Xavi Hernandez përballet me Antëerpin e Arbnor Mujës. Paralelisht në Hamburg luhet Shakhtar-Porto, ndërsa përballjet nisi në orën 18:45 me supersfidën Milan-Newcastle në San Siro.

Rruga Press

YouTube player