Lajme

Vendi ka NGRIRË! Fatkeqët flenë jashtë, shteti s’kujtohet për ta, mjeku nxjerr foton

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar ditën e sotme një foto në Facebook-un e tij ku ndan me njerëzit një foto të dy personave të pastrehë të cilët e kanë kaluar natën jashtë. Mjeku thotë se fotoja është bërë pranë Bibliotekës ‘Musine Kokalari’ në Tiranë, pranë shkallëve, aty ku dy personat kaluan natën më të ftohtë të këtij dimri. Krahas fotos Kalo shkruan se në këto kohë covidiane dhe me të ftohta, ndërsa pushtetarët marrin nga buxheti i shtetit, qytetarë të këtij vendi nuk kanë as ku të strehohen.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”

POSTIMI:

Kohë kovidiane….25.01.2022…Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri…Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtëme….MENDONI e veproni edhe për ta….Vëndi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur KM ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, Pallati 18. Shk 1, në Bulevardin “Zhan D’Ark”….31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të pa trashguara dhe të pa merituara, nga JU të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për Atdhe e Komb keni vetëm çifliqet tuaja….KURRË mos haroni se edhe ata, e jo vetëm, janë bijë e bija të këtij vëndi….Janë vëllezërit e motrat tona….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?

Rruga Press

Lexo më shumë  Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
YouTube player