Bota

Vendet baltike: Gjatë samitit të NATO-s do të flasim me një zë

Zëvendësministrat e Mbrojtjes të vendeve baltike, zhvilluan sot një takim në Bauska të Letonisë, kushtuar përgatitjes së samitit të NATO-s në Vilnius, javën e ardhshme.

“Gjatë samitit të NATO-s, vendet baltike do të flasin me një zë. Ne pajtohemi unanimisht për nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Aleancës”, thanë ata.

“Në të njëjtën kohë, ne po luftojmë edhe për anëtarësimin e Suedisë në NATO, për një rrugë të qartë të anëtarësimit të Ukrainës në strukturat euroatlantike, për zbatimin e modelit rrotullues të mbrojtjes ajrore në rajonin tonë dhe për më shumë investime në mbrojtje”, sipas deklaratës.

Lexo më shumë  Kosova pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje

Prej disa vitesh, vendet baltike kanë forcuar bashkëpunimin rajonal në sektorin e mbrojtjes si në kuadër të operacioneve të policisë ajrore të NATO-s, ashtu edhe në menaxhimin e marinës dhe stërvitjen e forcave të armatosura.

Rruga Press

YouTube player