Lajme

“Veliera” rrëmben edhe 2.5 milionë euro: Cila firmë po favorizohet nga Bashkia e Durrësit?

Nga Boldnews.al

Një nga veprat që ka ngjallur më shumë debat është padyshim projekti “Veliera”, në zonën muzeale të qytetit të Durrësit.

Zona ku po ndërtohet si dhe kostoja tepër e fryrë ka sjellë shpeshherë akuza mes palëve. Por, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ideatori i këtij projekti, ka këmbëngulur që të vijonte, pavarësisht kundërshtimeve të historianëve.

Megjithëse Dako u largua nga kryetarllëku në Durrës, ai vijon të jetë kryetari “në hije”, teksa të gjitha vendimmarrjet kryesore në qytetin bregdetar duhet të “bekohen” prej tij. BoldNeës.al ka siguruar dokumente nga një tjetër tender që po kryhet për “Velierën”.

Kësaj here tenderi është firmosur nga Emiriana Sako, e cila ka akorduar miliona euro të tjera për projektin i cili duhet të kishte përfunduar kohë më parë.

Faksimile: Tenderi i ri që do të hapë Sako për “Velierën” me vlerë rreth 2.5 milionë euro

Sipas raportimeve të kohës së Dakos, në kohën e prezantimit së projektit, u tha se “Veliera” do të kushtonte rreth 4 milionë USD, të financuara një pjesë nga bashkia dhe një pjesë nga qeveria.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Ndërkohë, pas shpalljes së tenderit të parë, bashkia dha një shtesë kontrate prej rreth 1 milionë euro, pasi kishte punime shtesë dhe se Vela metalike kishte sjellë dëme. Ndërkohë, pak muaj më parë, u hap një tjetër tender që lidhej me “Velierën” me objekt “Rivitalizimi i sheshit publik para hyrjes së portit”.

Sërish disa milionë euro, madje edhe me shtesa kontratash! A mjaftuan? Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, jo.

Pasi, Sako ka akorduar sërish 2.5 milionë euro për një tjetër tender. Kësaj herë me objekt “faza e katërt e sheshit publik para hyrjes së portit”.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Por, kësaj here kanë shtuar edhe objektin, duke shkruar “Veliera”. Por, sa para’ po shpenzohen për këtë projekt aq shumë të debatuar. Përveçse një mal me para’ ka shkatërruar edhe një zonë muzeale.

Sako ka akorduar 2.5 milionë euro, ndërsa dyshimet janë se po favorizohet kompania që ka ndërtuar këtë projekt.

Madje, tenderët e tjerë janë bërë për të mbuluar gabimet e mëparshme, teksa projekti i famshëm po shkon me një vlerë prej 10 milionë eurosh.

Këto para’ po jepen në një kohë që ende minëra familje vijojnë të enden në qytet, pasi Bashkia e Durrësit nuk ka hapur tenderët e rikonstruksionit të pallateve. Por, ka kohë të hapë në kohë rekord projekte luksi!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *