Lajme

Veliaj si fëmijë tekanjoz, kryebashkiaku nervozohet me mediat, si vogëlushët kur i prekin lodrat

Me një gjuhë aspak normale për një kryebashkiak edhe një herë Erion Veliaj tregoi se nuk e pëlqen median, por kërkon të shfaqet vetëm në facebookun e tij. Por ajo që u vu re këtë radhë është sjellja e tij jo arrogante, por e një fëmijë tekanjoz që mërzitet kur i marrin lodrat.

Me pamjen dhe sjelljen e një fëmije tekanjoz kur i prekin lodrat apo kur nuk i prishin skenarin për tu paraqitur para qytetarëve si një mbjellës pemësh në Tiranën e betonizuar, erion veliaj rishfaqet sërish duke tentuar të shantazhojë gazetarin.

Në fakt nuk është për ti kushtuar më shumë vëmendje, pasi do të ishte harxhim minutazhi televiziv, por jemi të detyruar të themi disa fjalë për mjaftistin që dikur me bidonë në kokë kërkonte ujë 24 orë për Tiranën.

Me fytyrën e prishur dhe sjelljen e një fëmijë të nevrikosur reagon jo si kryebashkiak, por njësoj si me shprehjen ta tregoj unë ty, dikur e përdornim të vegjël

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Nuk është për tu viktimizuar e të themi se po dhunohemi, por duam apo nuk duam Veliaj është kryebashkiak, ndaj kemi detyrim të tregojmë reagimin e tij, edhe kur televizioni ka ftesë për të ndjekur një aktivitet.

Veliaj pretendon se në tiranë jeton gjysma e Shqipërisë, por në fakt e vërteta është se, mjaftisti që dikur hidhte letra higjenike kundër qeverisë së PS, ka marrë vetëm 152 mijë e 347  vota nga mbi 660 mijë zgjedhës që ka kryeqyteti.

Të vërtetat dhëmbin, e aq më shumë nervozojnë një fëmijë tekanjoz. E në fakt fillimisht e morëm seriozisht reagimin e Lalit, i cili ndërsente këdo kundër gazetarëve, madje dhe vet thyente çdo etikë ndaj gazetarit.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Sjellje të tilla kudo në botë janë shqetësim për gazetarët, por me kalimin e kohës e kuptuam se është vetëm një shqetësim prej llastimit

E megjithatë, ne do të vazhdojmë me kronikat që shqetësojnë qytetarët, apo me tenderat pa garë që sipas kryeministrit janë kthyer në gangrenë për buxhetin e shtetit.

Për të mos e zgjatur ndoshta duke i dhënë më shumë vlerë se ç’duhet po shkëpusim vetëm një shprehje nga filmi në përballjen e The Times dhe post për publikimin e materialeve të konsideruara sekret.

E këtë e bëjmë për t’i treguar lalit rolin, mbrojtjen që ka media por dhe përgjegjësinë si rojtar i interesat publik

E sigurisht një media nuk prodhon lajm vetëm nga materialet që jepen online apo dhe në facebook, përkundrazi ato janë kronika propagandë që I shërbejnë për ti përkëdhelur sedrën një pushtetari fëmijë të llastuar. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *