Lajme

Veliaj rrit çmimin e ujit/ Meta: E vetmja gjë që nuk ndalet janë pagesat e inceneratorëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për rritjen e çmimit të ujit në Bashkinë e Tiranës, ndërsa denoncon se shumë zona në kryeqytet sipas tij janë pa ujë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se “e vetmja gjë që nuk ndalet në Shqipëri janë pagesat e inceneratorëve”.

Vetëm në Bashkinë e Tiranës, në këto ditë kemi nisur disa kërkesa dhe disa procedura shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me transparencën përsa i takon ujit të pijshëm, ku është rritur çmimi mbi 40%, ndërkohë që zona të tëra të Tiranës janë pa ujë;

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

me pamundësinë e shumë familjeve për t’i çuar fëmijët për t’i regjistruar në kopshtet dhe çerdhet publike, sepse nuk ka kopshte dhe çerdhe, sepse lekët e tyre, pra lekët për arsimin shkojnë tek inceneratorët, siç vazhdojnë dhe këtu në Elbasan pagesat për inceneratorët.

E vetmja gjë që nuk ndalet në Shqipëri janë pagesat e inceneratorëve.

Rruga Press

YouTube player