Vela: Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë – revizionizëm i rrezikshëm historik
Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë sot se Serbia po i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë.
Vela në një postim në X, shkruan se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet.
“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, shkruan ai.
The entire civilized world was appalled by Serbia's wars in 🇭🇷🇧🇦🇽🇰 that left over 130,000 killed and over 4 million displaced.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) October 7, 2023
Now, Serbia hails its soldiers who committed these atrocities as 'defensive wars.'
This is dangerous historical revisionism and needs to be sanctioned. pic.twitter.com/7Vt00x0Ail
Rruga Press