Lajme

Vela: Grupet kriminale në veri të Kosovës po angazhohen për tubimin e Vuçiqit më 26 maj

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri po angazhohen për të detyruar serbët e Kosovës që të marrin më në masë pjesë në tubimin e organizuar në Beograd më 26 maj nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime”, ka shrkuar Vela në Twitter.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Vela ka thënë se derisa Vuçiqi dhe tjerët vazhdimisht trumbetojnë “se serbët vendas në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët, ata nuk e kanë problem t’u drejtohen kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për t’i transportuar njerëzit në Beograd”.

“Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikimin frikësimin”, ka shkruar Vela.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *