Lajme

Vdes në moshën 96-vjeçare i mbijetuari i Hiroshimës

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare aktivisti japonez kundër armëve bërthamore, i cili i mbijetoi sulmit të parë me bombë atomike në botë, Sunao Tsuboi.

Sipas BBC, ai vdiq nga anemia të shtunën, por gjatë jetës së tij ai vuajti nga kanceri dhe sëmundje të tjera. Pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke punuar nga spitali duke u trajtuar për anemi.

Lexo më shumë  “Ishim gati, por s’na pyetën fare” – Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Ai u takua me Barack Obamën në vizitën e tij historike në Hiroshima si president i SHBA. Ata shtrënguan duart dhe biseduan për rreth një minutë gjatë takimit në 2016. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti të SHBA-së në qytet që nga sulmi, i cili nisi

në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sunao Tsuboi, asokohe 20 vjeç ishte rrugës për në kolegj kur u kap nga shpërthimi në Hiroshima më 6 gusht 1945, duke pësuar djegie në të gjithë trupin.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide

Rreth 140,000 njerëz u vranë dhe Tsuboi ia kushtoi jetën e tij fushatës për zhdukjen e armëve bërthamore.

Rreth 127,000 të mbijetuar nga sulmet me bomba bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki janë ende gjallë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *