Vdes në Britaninë e Madhe pacienti i parë me variantin e ri Omicron, e konfirmon kryeministri Johnson
Vjen viktima e parë me variantin Omicron. Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se të paktën një pacient me variantin e ri ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar.
Johnson e bëri këtë deklaratë teksa inspektonte një qendre vaksinimi në Paddington, në perëndim të Londrës.
Lexo më shumë Gjermania prezanton strategjinë kombëtare ushtarake për t’iu kundërvënë kërcënimit rus
Kryeministri britanik theksoi se ideja se Omicron është një variant më pak i rrezikshëm duhet të “lihet mënjanë” dhe se është e nevojshme “thjesht të njihet ritmi me të cilin ai përhapet tek popullsia”. “Pra gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vaksinohemi me doza përforcuese”, përfundoi ai.
Rruga Press

