Opinion/Aktualitet

Vdekjet e minatorëve, gazetari Parruca: Lënë jetën për të pasuruar ca të tjerë e më pas hiqen nga puna e gjobiten

Gazetari Edvin Parruca ka komentuar ikjen e njëpasnjëshme të minatorëve të cilët humbasin jetën duke nxjerrë pasuritë nëntokësore, teksa shton se njerëzve ka nisur tu duket dhe normale kjo gjë.

Në një postim në Facebook, Parruca, referuar Elton Debreshit, i cili kandidoi dhe në zgjedhjet e 25 prillit, shkruan se pas incidentit me tritol, qytetarët u zhgënjyen, duke harruar se Debreshin e hoqën nga puna si minator dhe gjobitën me 50 milionë lekë gjatë fushatës pasi kishte guxim të ngrihej.

Me ironi, gazetari shton se këto nuk kanë rëndësi, vetëm që qytetarët nga divani të mos zhgënjehen dhe të mbetet perfekt.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

“Vdesin minatoret. Me nje rregullsi te tille sa njerezve ka nisur t’u duket pothuaj normale. Nderkohe, nga divanet ku rrime ulur, ne presim heroin perfekt. S’na doli gjë ai minatori, thanë ca, pas incidentit me tritol. Patjeter, te heqin nga puna, se kerkon te organizohesh, te gjobisin 50 milione, se kerkon te perfaqesohesh. E dini cfare ndodh kur nuk paguan nje gjobe? Te bllokohet llogaria bankare, makina, prona ne hipoteke… Ama heroi duhet te mbetet perfekt, martir te behet, qe te mos zhgenjehemi ne nga divani. Por çfare eshte kromi? Pasuri e nentokes. Kujt i perket? Te gjitheve, sipas ligjit. Edhe cfare ndodh? Ca vdesin per ta nxjerre, ca pasurohen duke e shitur, renta minerare eshte falur, ne rrime ne divan dhe komentojme. Na rafte pika!”- shkruan në status.

Vdekja më e fundit në nëntokën e minierave ishte ajo e Muahrrem Plakut. Pas gjashtë ditësh i bllokuar, trupi i Plakut është nxjerrë i pajetë nga galleria ku ishte bllokuar. Por, tekniku 60-vjeçar është vetëm një nga shumë prej minatorëve që kanë vdekur të bllokuar, duke nxjerrë pasuritë e nëntokës për të pasuruar pronarët e galerive.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *