Lajme

Vdekja e katër turistëve rusë në Kavajë, ushtria do të kryejë eksperimente në pishinë

Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperimentin për të gjetur shkakun e vdekjes së katër rusëve, bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën e hotelit Gloria Palacë.

Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperiment në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin Rus ku është kryer autopsia pas mbërritjes atje të trupave të viktimave.

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova material.

Edhe ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve mbi vdekje e turistëve rusë.

Lexo më shumë  Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *