Kuriozitete

Vazoja e dinastisë kineze e gjetur në kuzhinë, del në ankand me vlerën 186.000 dollarë

Një vazo e dinastisë Qianlog e gjetur në një kuzhinë në Angli është nxjerrë në ankand pasi mendohet se është një artefakt shumë i rrallë kinez i shekullit të XVIII.

Vazo e krijuar për perandorin Qianlog u ble nga një kirurg në vitin 1980 për disa qindra paund. Më pas kirurgu ia trashëgoi djalit të tij, i cili duke mos ditur vlerën e vazos e mbante atë në kuzhinë.

Lexo më shumë  Analiza nga Bloomberg/ Nëse je kaq i zgjuar, pse nuk je i pasur?!

Vazoja dy metër e gjatë ka një dekor të mrekullueshëm ari dhe argjendi në një sfond blu. Ajo ka dhe simbolin dallues të periudhës Qianlog (1736-1794) me 6 shenja në bazë të saj.

Vazoja e dinastisë kineze e gjetur në kuzhinë, del në ankand

“Zbulimet e këtij lloji janë shumë të rralla në jetën e një vlerëzuesi”, tha Mark Newstead, konsulent specialist për qeramikën aziatike dhe veprat e artit në Dreweatts.

Ai e pa vazon për herë të parë në shtëpinë një miku të tij, në kuzhinë në fund të viteve 1990.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

“Cilësia e jashtëzakonshme, përmasat monumentale e dekori i kësaj vazoje e bëjnë vazon të denjë për tu ekspozuar në një nga sallat e pallatit Qing”, shtoi ai.

Vazoja do të shitet në ankandin e 18 majit në Dreweatts me një vlerë nga 124.000 – 186.000 dollarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *