Vazhdon tortura për tifozët/ Që të futesh në “Air Albania”, duhet të blesh bileta te… “Selman Stërmasi”
Çudirat shqiptare nuk kanë fund! Që të futesh për të parë një ndeshje në impiantin modern “Air Albania”, duhet të shkosh te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”, ose i njohur ndryshe si stadiumi “Dinamo”.
Kjo torturë për tifozët është aplikuar edhe në duelin mes Partizanit dhe Vllaznisë, që do të startojë në orën 16:45.
Tifozët e të dyja skuadrave duhet të përshkruajnë një rrugë relativisht të gjatë, nga “Air Albania”, te “Selman Stërmasi”, për të siguruar një biletë. Një dështim në organizim ky, që ia zbeh disi gjithë bukurinë impiantit modern.
Rruga Press