Sport

Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – vëmendja te derbi mes Interit dhe Liverpoolit

Liga e Kampionëve do të zhvillojë edhe dy ndeshje sipas orarit në kuadër të fazës së eliminimit direkt apo ndryshe që njihet edhe si 1/8 e finales.

Gara më e madhe për klube në Evropë u rikthye me shumë spektakël për këtë pikë të garimit, pasi Paris Saint-Germain fitoi 1-0 të Real Madridit, ndërsa Manchester City si mysafir e shkatërroi Sporting Lisbonën, 5-0.

Një tjetër ndeshje interesante është edhe ajo e sotmja (e mërkurë) në mes të Interit dhe Liverpoolit.

Përballja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Giusseppe Meazza”, me dy skuadrat që duan të marrin rezultat pozitiv.

Një takim për t’u mos u humbur është edhe ajo në mes të Bayern Munichu që i shkon Red Bull Salzbugrgut, me Bavarezët që padyshim se janë favoritë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *