Lajme

Vazhdojnë sulmet e serbëve në veri, gjuajnë me shok-bomba në stacionet policore në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan

Tri sulme në intervale të ndryshme kohore kanë ndodhur mbrëmë në Mitrovicë të veriut dhe në Zveçan.

Serbët kanë sulmuar veturën e Policisë së Kosovës derisa ishte në lëvizje, si dhe kanë gjuajtur shok-bomba në dy komunat e lartë cekura.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Kemi pasur tri sulme mbrëmë. Në Mitrovicën e veriut kanë gjuajtur me gurë veturën e Policisë derisa ishte në lëvizje, si dhe kanë gjuajtur dy shok-bomba në stacionin policor. Po ashtu, në afërsi të stacionit policor në Zveçan kanë gjuajtur shok-bomb”, njoftoi ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

Vendosja e kryetarëve të rinj shqiptar në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve lokalë.

Tensione në komunat veriore ka pasur që nga data 26 maj,  serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet.

Lexo më shumë  Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Së fundmi, në veri u kidnapuan edhe tre policë të Kosovës nga forcat e Policisë së Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *