Bota

Vazhdojnë stuhitë e dëborës në SHBA, mijëra mbesin pa energji elektrike

Stuhitë e borës kanë goditur rajonet perëndimore në SHBA, duke lënë mijëra pa energji elektrike, raporton BBC. 

Në pjesët veriore të Kalifornisë ka rënë borë deri në 76 centimetra në 24 orët e fundit, duke lënë zona të caktuara pa energji elektrike e duke bërë të pakalueshme disa rrugë.

Po ashtu janë lëshuar paralajmërime për ortekë edhe në gjashtë shtete të SHBA-së.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Gjatë fundjavës, pjesa jugore e Kalifornisë është goditur nga një stuhi, ku janë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe rrugët janë vërshuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *