Lajme

Vazhdojnë gjuajtjet me shok-bomba në Zveçan

Të shumta kanë qenë rastet kur stacionet policore, dhe jo vetëm, janë gjuajtur me mjete shpërthyese kohëve të fundit.

Persona me e pa maska, që vazhdojnë të raportohen si “person/a të dyshuar të panjohur” edhe dje në mbrëmje kanë gjuajtur me këto mjete shpërthyese, që dyshohet se janë shok-bomba, në Zveçan.

Kësaj radhe, ky mjet shpërthyes, i dyshuar si shok-bombë është gjuajtur në qytet, rreth orës 19:50.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Në raportin 24-orësh policor është thënë se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar e as për dëme materiale.

Policia e Kosovës ka thënë se lidhur me rastin janë angazhuar njësitet kompetente policore për procedura të mëtejmë hetimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *