Bota

“Varrimi i Perëndimit”… Talebanët organizojnë ceremoninë tallëse pas largimit të avionëve të fundit

Talebanët në qytetin afgan Khost organizuan një ceremoni tallëse mortore, duke mbajtur në duar arkivole të improvizuar, të mbuluar me flamujt e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Madhe, NATO-s dhe Francës, për të festuar largimin përfundimtar të forcave të huaja nga vendi i tyre.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, turma të mëdha njerëzish shihen teksa brohorasin duke mbajtur në krahë këto arkivole. Parada të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të Afganistanit, si në Kandahar, ku flamuri i bardhë me gërma të zeza ka zëvendësuar me kohë atë zyrtar shtetëror të Afganistanit.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *