BallinaLajme

Varri masiv në Kizhevak, Nysrete Kumnova 21 vjet që shpreson për gjetjen e trupit të të birit

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës. Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odaloviç kanë monitoruar nga afër gërmimet në këtë pjesë. Besohet se aty mund të jenë 7 deri në 20 mbetje mortore.

Duke filluar që nga fundi i muajit nëntor që kur është zbuluar kjo varrezë masive, me ndihmën e fotografimeve të Kryqit të Kuq, atje kanë qëndruar edhe mjekë nga Kosova të cilat kanë marrë pjesë gjatë procesit të zhvarrimit të mbetjeve mortore. Në këtë vend vazhdojnë kërkimet që nga viti 2015. Në territorin e Serbisë nga viti 2001 në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Lexo më shumë  Lubonja: Nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj do të arrestohej

Ky lajm ka nga ngjallur shpresën sërish te familjarët e të pa gjeturve. Nysrete Kumnova, kryetarja e shoqatës thirrjet e nënave u shpreh gjatë një interviste në Euronews Now se ka 21 vite që pret për trupin e djalit të saj, dhe shpreson që këtë herë, mes trupave që do të kthehen të jetë edhe djali i saj.

Nysrete Kumnova ka 21 vjet që kërkon për trupin e djalit të saj dhe si rasti i saj janë edhe mbi 1600 raste të tjera. Sa herë flitet për gjetje të varreve masive ata shpresojnë se pas identifikimit të tyre të gjetjnë të afërmit.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

“Shpresa gjithmonë është sa herë që hapen varreza masive edhe pse me brengë të madhe. Shpresojmë që do të gjendet edhe biri im Albioni por edhe shumë të tjerë pasi ende janë mbi 1600 trupa të pagjetur”, shprehet znj. Kumanova.

“Organizata jonë përfaqësoj zbardhjen e fatit të pagjeturve. Jemi familjarë të të humburve dhe jemi bashku. Organizata ekziston prej 21 vitesh dhe jemi organizata më aktive për çështjen e të pagjeturve. Kam udhëhequr komisionin qeveritar, ku janë kthyer 950 trupa nga Serbia, të cilët janë identifikuar dhe është bërë rivarrimi i tyre”, shtoi kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”

YouTube player