Shëndetësi

Varianti Omicron/ 21 simptomat që janë konfirmuar nga ekspertët

Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi dhe ekspertët po mundohen të zbulojnë sa rreth tij. Mediat e huaja raportojnë se deri tani janë regjistruar 21 simptoma të variantit që po shqetëson botën. Ekspertët kanë konfirmuar që në fillim se simptomat e variantit janë të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme por nga shqyrtimi i pacientëve ka dhe simptoma të tjera, që mund të dallojnë variantin.

Normalisht Sistemi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të marrë në konsideratë simptomat alarmante të gjetura në variantet e mëparshme si temperatura e lartë, kollë e vazhdueshme dhe humbje ose ndryshim në shqisën e nuhatjes ose shijes. Disa nga simptomat që është e nevojshme të kërkojmë ndihmën mjekësore janë dhimbje ose presion të vazhdueshëm në gjoks, konfuzion, përgjumje dhe probleme me zgjimin, lëkura, buzët ose thonjtë e zbehtë, gri ose blu, në varësi të ngjyrës së lëkurës.

Lista e simptomave:

Ethe ose të dridhura

Kollë

Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje

· Lodhje

Dhimbje muskujsh ose trupi

· Dhimbje koke

· Humbje e re e shijes ose erës

· Dhimbje të fytit

Mbyllje ose rrjedhje e hundës

· Të përziera ose të vjella

· Diarre

· Temperatura e lartë

Kollë e vazhdueshme

Humbje ose ndryshim në shqisën e nuhatjes ose shijes

· Dhimbje në shpinë

Mungesa e oreksit

· Paraliza e gjumit

· Skuqje e lëkurës

· Djersitje natën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *