Bota

Varianti i ri i COVID-19, Moderna: Do të duhet një muaj për krijimin e vaksinës së re

Varianti i ri i koronavirusit, i quajtur Omicron është ende i panjohur për rrjetet mjekësore në botë.

Këtë e konfirmoi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë Anthony Fauci, sipas të cilit, do të duhen rreth dy javë të tjera për të marrë informacion më përfundimtar mbi transmetueshmërinë, ashpërsinë dhe karakteristikat e tjera të variantit Omicron të koronavirusit.

E vërtetë është që ai rezulton rezistent ndaj vaksinës. Kompania Moderna njoftoi se për një vaksinë të re do i duhet një muaj kohë.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Omicron tashmë duket se po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe shumë vende kanë marrë masa drastike për udhëtarët që udhëtojnë nga Afrika e Jugut, nga dyshohet se e ka origjinën dhe ky variant.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *