Lajme

Varësia nga lojërat e fatit, të rinjtë me borxhe për të vënë baste

“Kisha shokë që ishin pak më të rritur dhe ata luanin skedina dhe mua më pëlqeu, më tërhoqi dhe vendos dhe unë të luaja.”

Kjo ishte deklarata e një të riu i cili tregoi për Euronews Albania se që në moshën 12-vjeçare ka nisur të luajë baste sportive.

“Merrja para borxh tek të afërmit, te shokët, apo dhe te pika e lotos ku hidhja. Ato pak para që më jepnin prindërit 100 lek, 200 lek, i hidhja të gjitha në loto,” – tha ai.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Në 1 janar të vitit 2019, Shqipëria ndaloi me ligj bastet sportive. Fizikisht u mbyllën, por lulëzuan online përmes faqeve të regjistruara jashtë.

“Sot është më e thjeshtë në fakt, sepse sot ke një tel dhe gjithsecili mund të luajë, duke qenë kudo e hedh, nuk ke më nevojë,” – tregoi i riu.

Prej një viti, 21 vjeçari ka filluar të mos vendosë çdo ditë baste online, por tundimi është i madh.

“Kam vendosur të heq dorë, por realisht është e vështirë. Prapë sado që mundohem, ka raste që luaj. Shumë më e madhe që kam hedhur është 50 euro, ajo që kam fituar 400 mijë lek. Po prapë në krahasim me ato që kam humbur janë më shumë,” – u shpreh ai.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

21 vjeçari nuk ka kërkuar ndihmë për të hequr dorë nga varësia e lojërave të fatit.

Për ekspertët, ky është edhe problemi më shqetësues. Shpesh janë familjarët ata që kërkojnë ndihmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *