Bota

Van Dijk reagon ndaj Vullinit për Masakrën e Reçakut

Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, ka komentuar mohimet e fundit të Masakrës së Reçakut nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin.

Van Dijk tha se nuk mund të lejojnë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit etnik, të fundit në historinë evropiane.

“Ne si evropianë nuk mund të lejojmë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit të fundit etnik në historinë evropiane”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Tutje, ai në këtë postim ndau edhe ballinën e gazetës  publikuar pikërisht në ditën kur edhe ka ndodhur Masakra e Reçakut.

Në ditën kur një ministër i një vendi të caktuar mohon një masakër në Kosovë, gazeta Koha Ditore vendos gazetën origjinale të asaj dite në janar 1999”, shkroi Van Dijk.

Kujtojmë se Masakra e Reçakut ka qenë pika kritike e luftës së fundit në Kosovë. Masakra e 45 civilëve shqiptarë e bindi bashkësinë ndërkombëtare që angazhimi ushtarak në Kosovë duhe të nisë menjëherë.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *