Van Dijk reagon ndaj Vullinit për Masakrën e Reçakut
Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, ka komentuar mohimet e fundit të Masakrës së Reçakut nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin.
Van Dijk tha se nuk mund të lejojnë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit etnik, të fundit në historinë evropiane.
“Ne si evropianë nuk mund të lejojmë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit të fundit etnik në historinë evropiane”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Tutje, ai në këtë postim ndau edhe ballinën e gazetës publikuar pikërisht në ditën kur edhe ka ndodhur Masakra e Reçakut.
“Në ditën kur një ministër i një vendi të caktuar mohon një masakër në Kosovë, gazeta Koha Ditore vendos gazetën origjinale të asaj dite në janar 1999”, shkroi Van Dijk.
Kujtojmë se Masakra e Reçakut ka qenë pika kritike e luftës së fundit në Kosovë. Masakra e 45 civilëve shqiptarë e bindi bashkësinë ndërkombëtare që angazhimi ushtarak në Kosovë duhe të nisë menjëherë.
Rruga Press