Bota

Valerie Pecresse synon presidencën e radhës në Francë: Do rivendos krenarinë e vendit, një fillim të ri/Kandidon përballë Emanuel Macron

Valerie Pecresse do i japë fund kolapsit në vend dhe synon një fillim të ri për Francën.

Valerie Pecresse do të kandidojë përballë Emanuel Macron për presidencën e ardhshme franceze. Në një intervistë për mediat e huaja ai shprehet se do i japë fund kolapsit në vend dhe synon një fillim të ri për Francën.

“Unë jam një kandidate për Presidencën e Republikës, për të rivendosur krenarinë franceze. Nuk i duroj dot njerëzit të flasin në vend që të veprojnë. Ne duhet të shkëputemi nga dhjetë vjet zgjedhje të këqija, gjysmë masash dhe në fund të fundit kolapsi i vendit tonë,”- tha ajo.

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

“Unë dua të bëj më shumë. Unë dua ta vendos vendin në rregull. Në vitin 2022, Franca duhet të bëjë një fillim të ri. Këtë verë, unë do të udhëtoj në vend për të takuar francezët për të pasuruar projektin tim,”- përfundoi ajo.

Vetëm një ditë më parë Valerie Pecresse zyrtarizoi kandidaturën e saj presidenciale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *