Lajme

Vala Omicron: Një në dy fëmijë të sëmurë, pozitiv me koronavirus

Përhapja me shpejtësi e variantit “Omicron” nuk po kursen as të vegjlit. Një në dy fëmijë që i drejtohen qendrave shëndetësore, rezulton i prekur me koronavirus.

Mjekët pediatër po përballen me fluksin më të madh të vizitave te moshat pediatrike që nga fillimi i pandemisë. Mjekët pediatër nuk përjashtojnë mundësinë e mbivendosjes së koronavirusit dhe virozave të stinës te disa fëmijë.

Lexo më shumë  Kurti: Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi

Megjithatë, shenjat e sëmundjes që i përcakton vetëm tamponi, nisin njësoj, temperatura shumë e lartë, bllokim i rrugëve të frymëmarrjes dhe kollë.

Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të jenë vigjilentë ndaj çdo shenje që shfaqin fëmijët dhe të mos i dërgojnë në kopshte e shkolla deri në shërimin e tyre  Ashtu si në të gjithë botën infektimet nga Omicron po shënojnë çdo ditë rekorde të reja dhe sipas ekspertëve, jemi vetëm në fillimin e valës nga ky mutacion.

Lexo më shumë  Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *