Bota

Vala El Niño rrit çmimet e ushqimeve, tregjet globale luftojnë inflacionin

Me afrimin e El Niño rritet shqetësimi mbi ndikimin e tij në çmimet globale të ushqimit dhe tek inflacioni. Vala e luhatjes së temperaturës në Oqeanin Paqësor, e kombinuar me ndalimin e eksportit të orizit të Indisë dhe tërheqjen nga marrëveshja e grurit e Rusisë, ka krijuar stuhi në tregjet globale.

Ngrohja ekstreme në Azinë Jugore dhe Amerikën Qendrore, së bashku me reshjet e dendura në Ande, kërcënon ciklet e kultivimit, duke ndikuar te prodhimi dhe rrjedhimisht në çmimet e ushqimit.

Në ekonomitë ku ushqimi zë 30% të buxhetit të konsumatorëve, përqindje e dyfishtë krahasuar me konsumatorët e ekonomive më të zhvilluara, bankat qendrore ndodhen nën trysni për të mbajtur normat e interesave në nivele të larta për të kontrolluar inflacionin galopant.

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Përveç ushqimit, edhe lëndët e para kanë ndjerë ndikim nga kërcënimi i valës El Niño. Çmimet e kakaos në treg janë rritur me 3.500 dollar për ton, nga 2.400 të një viti më parë.

E nëse impakti në produktet ushqimore bën që kërkesa për to të cenohet nga çmimet e larta, nga ana tjetër ajo e produkteve fertilizuese, pesticidet si dhe farat e modifikuara gjenetikisht po lulëzojnë.

Por sipas ekspertëve, pasojat afatgjata të valës së temperaturave të oqeanit Paqësor janë edhe më të forta. Teksa bankat qendrore të ekonomive në zhvillim luftojnë mbiçmimin, normat e larta të interesit rrezikojnë në rritjen e borxhit publik.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Gjithashtu, edhe tregjet e zhvilluara kërcënohen, ndërsa Amerika Qendrore po përballet me thatësira në  Kanalin e Panamasë, i cili lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor, ku tashmë operacionet janë kufizuar për shkak të mungesës së ujit.

Efektet ekonomike afatgjata të El Niño dhe ndryshimeve klimatike janë komplekse, ende të paqarta, por një gjë është e sigurt: ato kanë ndezur një shkëndijë për ndryshime strategjik në investime dhe dinamika alternative në tregjet globale.

Rruga Press

YouTube player