BallinaLajme

Vaksinimi në ”Air Albania”, ekipet e vaksinimit do të vendosen në impiantin e kryeqytetit

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të kthehet në një qendër vaksinimi për COVID-19. Ky është vendimi që është marrë nga qeveria shqiptare sipas asaj që njoftoi kryeministri Edi Rama në fundin e vitit të shkuar.

Pritet që brenda këtij muaji vaksina të mbërrijë në vendin tonë dhe menjëherë të nisin procedurat për shpërndarjen e saj fillimisht tek mjekët dhe personat më të rrezikuar e më pas tek pjesa tjetër e popullatës.

Sot kanë nisur përgatitjet për ta kthyer impiantin në qendër vaksinimi dhe nga e marta pritet që policia të marrë masa për ruajtjen e ambienteve të tij.

Lexo më shumë  “Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Bëhet me dije se në bazë të kërkesave të ekspertëve të shëndetit, do të ndërhyhet në impiantin e ndriçimit dhe ajrimit dhe se akomodimi nuk do të nisë nga pjesa e fushës së stadiumit, por nga pjesa e tribunës që do të përshtatet si qendër vaksinimi .about:blank

Në një deklaratë për mediat në ditën e parë të vitit 2021 kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe ky nuk është fundi i përpjekjeve për të siguruar gjithë dozat e nevojshme.

Lexo më shumë  SHBA i dha dritën e gjelbër armatimit në vlerë 14-milionësh, AFA: Amerikanët kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës

Kreu i qeverisë tha se vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme por e këshillueshme për të ndryshuar situatën e pandemisë në favor të popullsisë.

Ai tregoi se është dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga kompania Pfizer dhe do të paguhet menjëherë për vaksinat.

Rruga Press

YouTube player