Shëndetësi

Vaksinimi i fëmijëve të moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, Pfizer pritet të kërkojë miratimin

Pfizer dhe BioNTech pritet të aplikojnë për aprovimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Drogave, për përdorimin e vaksinës së tyre tek fëmijët 6 muajsh deri në 5 vjeç. Këtë e ka bërë me dije kryetari i financave të kompanisë Frank D’Amelio.

Mediat bëjnë më dije se Pfizer ka lajmëruar më herët për kërkesën e aprovimit të vaksinimit tek fëmijët e moshave nga 5 deri në 11 vjeç. Kërkesa për miratimin e vaksinimit të grupit tjetër, nga 6 muaj deri në 5 vjeç, do të bëhet menjëherë pas aplikimit për grupimin e parë.

FDA aprovoi vaksinën e Pfizer/BioNTech në fund të gushtit, duke e bërë vaksinën e parë të licensuar plotësisht për përdorim në SHBA. Te dyja vaksinat, Pfizer dhe Moderna janë të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave për femijët mbi 12 vjeç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *