Lajme

Vaksinim me detyrim për të rriturit në Austri që nga 1 shkurti, gjobë nëse refuzojnë

Austria ka miratuar ligjin që detyron të gjithë shtetasit e saj të vaksinohen kundër Covid-19. Ky vendim hyn në fuqi që në 1 shkurt dhe vlen për të rriturit. Nëse qytetarët nuk janë vaksinuar do të përballen me gjoba deri në 600 euro pas 15 marsit dhe nëse refuzojnë sërish do të gjobiten deri në  3,600 euro.

Lexo më shumë  KFOR: Do të vazhdojmë të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë

Projekt-ligji u miratua në mbledhjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe u votua me 137 vota pro dhe 33 kundër. Pas miratimit në Parlament, projekt-ligjit duhet të kalojë te dhoma e sipërme dhe të nënshkruhet nga presidenti Alexander Van der Bellen, hapa të cilët do të jenë kryesisht formalitete.

Afërsisht 72% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Pas përfundimit të një mbyllje të 4 në vend për  shkak të variantit Omicron, infektimet janë rritur ndjeshëm dhe për të shmangur një tjetër mbyllje vaksinimi do të bëhet me detyrim.

Rruga Press

YouTube player