Lajme

Dëbora ‘pushton’ Dibrën, makinat lëvizin me zinxhirë

Qyteti i Dibrës dhe fshatrat rreth saj janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora. Megjithëse moti është i ftohtë, me temperaturat që janë nën zero, pamja që të ofron ky qytet sa herë bie dëborë është e mrekullueshme. Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, duke sjellë reshje të dendura dëbore në shumicën e fshatrave të qytetit.

Lexo më shumë  LVV-ja del me vendim Kryesie: PDK-LDK të japin së bashku 3 emra për president, unifikues dhe jashtë skenës politike

Dëbora ka mbuluar çdo cep të qytetit, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 centimetër. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë. Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd,segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që kemi, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje, ndërsa ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë, kërkon standarde të larta në proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Rruga Press

YouTube player