BallinaBota

Vaksina e Covid-19 nga e marta në dispozicion në Britani të Madhe

Britania e Madhe do të jetë vendi i parë qytetarët e të cilit do të marrin vaksinën antiCOVID-19 dhe dozat e para do të jenë në dispozicion nga e marta, së pari në spitale dhe më pas në institucione të tjera shëndetësore. Vaksina së pari do të merret nga njerëz mbi 80-vjeç, punonjës shëndetësorë, kujdestarë dhe shtëpia e të moshuarve, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Britania miratoi vaksinën Pfizer/Biontech si urgjente të mërkurën e kaluar. Janë porositur rreth 40 milionë doza dhe meqenëse të gjithëve u duhen dy, vlerësohet se 20 nga 67 milionë banorë do të vaksinohen.

YouTube player