BallinaLajme

Vaksina anti-Covid/ Ekspertët tregojnë çfarë nuk duhet të konsumojnë personat që kanë marrë injeksonin

Ata që kanë bërë vaksinën anti-Covid duhet të shmangin pirjen e alkoolit. Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i alkoolit pas vaksinës anti-Covid zvogëlon reagimin imunitar të trupit ndaj vaksinës.

Sipas ekspertëve alkooli ndryshon përbërjen e triliona mikroorganizmave që jetojnë në zorrë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e shumimit të baktereve dhe viruseve.

Kjo çon në dëmtimin e qelizave imune në gjak, të njohura si qeliza të bardha të gjakut, përfshirë limfocitet, të cilat aktivizojnë antitrupa për të sulmuar viruset.

Lexo më shumë  Kurti: Beogradi zhvillon parada ushtarake aty ku u gjetën eshtrat e 744 shqiptarëve të vrarë

Doktor Ronx Ikharia zhvilloi një eksperiment ku mori mostra gjaku para dhe pasi personat që kishin bërë vaksinën pinë tre gota Proseko. Ai zbuloi tre gota ishin të mjaftueshme për të ulur nivelet e qelizave limfocitare në gjakun e tyre me 50 përqind.

Ndërsa imunologia Sheena Cruickshank, në Universitetin e Mançesterit, thotë se zvogëlimi i limfociteve mund të ulte efektivitetin e përgjigjes imune të trupit.

Lexo më shumë  Mbërrin në Kosovë kontigjenti i ri i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it

Tek të rriturit, limfocitet përbëjnë afërsisht 20 deri 40 përqind të numrit të përgjithshëm të qelizave të bardha të gjakut dhe janë të përqendruara në organet limfoide qendrore dhe indet, të tilla si shpretka, bajamet dhe nyjet limfatike, ku ka gjasa të ndodhë përgjigja imune fillestare.

Limfocitet kanë një ‘rëndësi themelore’ në sistemin imunitar sepse përcaktojnë përgjigjen imune ndaj mikroorganizmave infektive dhe substancave të tjera të huaja, siç është virusi SARS-CoV-2.

Rruga Press

YouTube player