KryesoreLajme

“Vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë” ─ Pas publikimeve të bisedave me Epsteinin, jep dorëheqjen Lajçaku

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico, pasi komunikimet e tij me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, u bënë publike.

Kryeministri Fico njoftoi se do ta pranonte dorëheqjen e Lajçakut, ndërsa kritikoi kundërshtarët e tij, të cilët, sipas tij, nuk i kishte parë “me kaq shumë hipokrizi” për një kohë të gjatë.

“Miro e ka dëshmuar edhe një herë veten si një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, megjithëse të gjithë ne, jo vetëm unë, po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk e shënjestroi liderin e opozitës Simecek, i cili, përmes mashtrimit me grante në nivelin e Sllovakisë dhe BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajçak”, ka thënë Fico në një deklaratë, transmeton gazeta Dnevnik N.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Dokumente të reja gjyqësore në lidhje me Jeffrey Epsteinin u publikuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten, dhe midis tyre është komunikimi i Lajçakun.

Ky është grupi më i madh i dokumenteve rreth Epsteinin të publikuara deri më tani, i cili përfshin rreth tre milionë faqe, 180 mijë fotografi dhe 2 mijë regjistrime video.

Epstein, një milioner i njohur për lidhjet e tij me figura të shumta me ndikim dhe të famshme, vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste padinë federale për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual. Vdekja e tij u shpall si vetëvrasje.

Lexo më shumë  Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën
YouTube player