Vajza e George Bushit tregon arsyen pse nuk do të votojë për Trumpin gjersa mbështet Harrisin
Barbara Bush, vajza e ish-presidentit amerikan, George Bush (republikan), vendosi të mbështesë Kamala Harrisin (Partia Demokratike) në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Siç zbuloi ajo për revistën People, Bush madje mori pjesë në fushatën e Harrisin në shtetin kyç të Pensilvanisë.
“Ishte emocionuese të isha pjesë e fushatës së Harris-Walz (Tim Walz, kandidat për zëvendëspresident) në Pensilvani këtë fundjavë. Shpresoj që ata ta dërgojnë Amerikën përpara dhe të mbrojnë të drejtat e grave”, tha Bush për People.
Ajo shtoi se e drejta e abortit është arsyeja kryesore pse ka kaluar në krah të kandidates të Partisë Demokratike, shkruan nytimes.
Vlen të theksohet edhe fakti se Donald Trump, kandidati i Partisë Republikane, nuk kurseu fjalët për të atin dhe anëtarët e tjerë të familjes Bush.
Kështu, ai sulmoi veçanërisht Jeb Bushin, vëllanë e George Bushit, gjatë fushatës zgjedhore të 2016-s dhe shpeshherë e veçonte ish-presidentin amerikan si fajtorin e vetëm për luftën amerikane në Irak.
Ndryshe, George Bush refuzoi të mbështeste zyrtarisht Donald Trumpin, gjë që nuk e bëri as në 2016 dhe 2020.
Rruga Press