KryesoreLajme

Muja: Pagat i rritëm më shumë sesa PDK-ja, e LDK-ja s’i ka rritur kurrë

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Armend Muja, ka thënë se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk është elektoral. Sipas tij, pagat janë rritur secilin vit e se nuk ka lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Ideja është që pagat janë rritë vit pas viti në bazë të rritjes ekonomike. Sa më e lartë është performanca ekonomike, ai është parimi që e kemi ndjekë. Nuk është e vërtetë çfarë thuhet se pagat po rriten në prag të zgjedhjeve”, ka thënë ai në “Interaktiv”.

Lexo më shumë  Mendoj qe nuk duhet te harxhojme me buxhet per zgjedhjet! Rezultati dihet! Edhe KQZ, TaskForce e SPAK, Polici, etj nuk duhen! Nuk dua te paguhet me asnje lek nga ajo qe i jap une buxhetit te Shqiperise!

Muja ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i së cilës ka deklaruar se në javën e parë të qeverisjes së tij koeficienti i pagave do të jetë 150 euro. Ka thënë se LDK-ja është subjekti i vetëm që nuk ka rritur asnjëherë paga.

“Rritja e pagave në sektorin publik e ka tejkaluar shkallën e rritjes së inflacionit. Ne na thuhet, kritikat më të mëdha ose zhurma më e madhe bëhet p.sh. te LDK-ja ka shumë kritikë, por dua të theksoj se dy ministra të financave i ka pasur LDK-ja. I vetmi subjekt që nuk ka histori të rritjes së pagave është LDK-ja, s’kanë rritë kurrë vetë pagë. Edhe te pjesa e PDK-së që thuhet ‘ah këta kanë rritë paga’, nuk është e vërtetë. Rritja që e kemi bë ne për tri vjet është më e madhe se rritja që këta e kanë bërë për 10 vjet radhazi. Rritja e pagave në sektorin privat që nga koha kur ne kemi ardhur në pushtet është më e madhe për tri vjet se gjithë rritja e pagave të sektorit privat nga viti 2010 deri 2020”, është shprehur Muja.

Lexo më shumë  Rezultat i ngushtë në Lezhë, PS në avantazh me vetëm 1.7%

Rruga Press

YouTube player