Bota

Vadym ‘Mbrojësi i Qiellit’, Ukraina zbulon identitetin e “Fantazmës së Vinnytsias” i njohur si “vrasësi Shahed”

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Twitter ka zbuluar identitetin e “Fantazmës së Vinnytsia-s” që kishte zëvendësuar “Fantazmën e Kievit”.

Vadym, ka qenë luftarak i Ukrainës në javët e fundit pas raportimeve të shumta për humbjet ruse në qiejt e Ukrainës, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë sot një foto të luftëtarit të cilin e kanë quajtur “vrasësi Shahed”.

“Ky është piloti që mbron qiejt mbi Vinnytsian. Ai tashmë ka rrëzuar 5 ‘Shaheds’ dhe 2 raketa”, shkroi ministria në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

“Emri i heroit është Vadym”.

Shahedet janë dronë iranianë që thuhet se po përdoren nga forcat ruse në Ukrainë.

Postimi që atëherë është bërë viral dhe ka nxitur qindra komente nga përdoruesit e Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *