Ushtritë e Kosovës dhe Shqipërisë kryejnë stërvitje për reagim në luftim
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të “Kursit Komando”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se stërvitja ka zgjatur 72 orë dhe efektivët e FASH-it u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren në kushte aspak të lehta për të stimuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës.
Maqedonci ka vlerësuar se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitjeje ushtarakët kanë treguar karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.
Rruga Press