BotaKryesore

Ushtria ukrainase njofton se ka goditur fabrikën e barutit në Tambov

Ushtria ukrainase njoftoi sot se gjatë natës kishte goditur një fabrikë baruti në qytetin Tambov të Rusisë, duke shkaktuar një zjarr.

Sipas të dhënave tona, kjo fabrikë prodhon barut për lloje të ndryshme armësh të vogla, për artileri dhe për sisteme raketore,” thuhet në deklaratën e publikuar nga ushtria ukrainase në platformën Telegram.

Lexo më shumë  "Ju nuk jeni vetëm"/ Mijëra qytetarë prej 26 ditësh kërkojnë largimin e Ramës, eurodeputetja gjermane: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë

Kievi e përshkruan fabrikën si një nga objektet më të rëndësishme të kompleksit ushtarako-industrial rus.

Po ashtu, ushtria ukrainase raportoi se kishin ndodhur shpërthime në një depo armësh në rajonin e Kurskut dhe në një depo të një aeroporti ushtarak në rajonin e Voronezhit.

Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime.

Lexo më shumë  Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës
YouTube player