Bota

Ushtria ukrainase arrin të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit

Brigada e tretë e këmbësorisë së ushtrisë ukrainase, ka arritur që të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit.

Pamjet e publikuara në Telegram me mbishkrimin “bombarduar dhe shkatërruar”, ukrainasit kanë dashur të tregojnë sesi janë futur në rajonet që dikur i kontrollonin rusët.

Kjo është një dëshmi se kundërofensiva e ukrainasve ka filluar të jap rezultatet e para, pavarësisht se është duke ecur me një tempo paksa më të ngadaltë se që ishte parashikuara.

Lexo më shumë  Kërcënimi rus në Baltik/ Presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride: Moska po godet Evropën

Ishin këmbësoria e ushtrisë së Volodymyr Zelenskyt që ishin futur në një zonë malore, ku shihej duke shtënë në drejtim të atyre pak forcave ruse që kishin mbetur atje – duke tentuar t’ju rezistojnë.

Ndryshe luftimet në të gjithë territorin e Ukrainës po vazhdojnë, ku të dyja palët raportojnë për të vrarë dhe makineri luftarake të shkatërruar.

Lexo më shumë  Trumpi e nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë e Iranit, shton mjete të reja për trysni
YouTube player
YouTube player