Bota

Ushtria ruse në Bjellorusi/ Ministri lituanez i Mbrojtjes: Jo vetëm faktor destabilizues për sigurinë, por edhe një kërcënim për vendin

Mbërritja e trupave ruse në Bjellorusi është cilësuar si një kërcënim nga Ministri i Mbrojtjes lituaneze, Arvindas Anusauskas.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ai ka shprehur pakënaqësinë për hyrjen trupave ruse në Bjellorusi, ku edhe ka theksuar se ky veprim është një kërcënim për Lituaninë dhe një fatkor destabilizues.

“Në situatën aktuale, ne e shohim hyrjen e forcave ushtarake ruse në Bjellorusi jo vetëm si një faktor destabilizues në situatën e sigurisë, por edhe si një kërcënim të menjëhershëm edhe më të madh për Lituaninë” , shkruan ministri lituanez .

‘Trupat ruse kanë ngritur shqetësime për një sulm ndaj Ukrainës’, ka thënë më herët një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA.

Rruga Press

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti
YouTube player