Bota

Ushtria ruse kryen sulm ajror mbi qytetin ukrainas Nikopol, godet qendrën tregtare

Se ushtria ruse nuk kursen civilët dhe infrastrukturën civile, e dëshmojnë sulmet mbi një qendër tregtare në jug të Ukrainës.

Sulmi i tmerrshëm ajrore ka ndodhur në Nikopol, ku aeroplanë rusët hodhën bomba mbi këtë qendër tregtare.

Ky qytet industrial gjendet pranë lumit Dnipro dhe ka qenë shumë shpesh cak i sulmeve ajrore – duke goditur kryesisht objektet civile.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

“Për ta lokalizuar zjarrin në terren kanë dalë mbi 70 zjarrfikës, që iu deshën mbi pesë orë për ta vënë situatën nën kontroll”, tha guvernatori rajonal.

Kjo nuk është hera e parë që qendrat tregtare janë vënë në shënjestër të forcave ruse, skena të tilla janë parë edhe në qytet tjera të Ukrainës.

YouTube player