Bota

Ushtria kineze thotë se ka qëlluar në ngushticën e Tajvanit

Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes tajvaneze, shkruan Reuters.

Raketat u lëshuan në drejtim të zonave të stërvitjes të shpallura nga Kina, por zyrtarët e Tajvanit thonë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lëvizjen ajrore dhe detare.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Raketat Dongfeng janë ato që operohen nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka thënë se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes në përgjigje të raketave, duke shtuar se dënonte veprimin irracional të Kinës, i cili shkatërroi paqen rajonale.

Lëshimin e raketave e ka konfirmuar edhe media shtetërore kineze.

Kina pati premtuar se Tajvani do të paguajë një çmim të rëndë nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, viziton vendin. 

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *