Bota

Ushtria e merr pushtetin edhe në një shtet tjetër afrikan

Oficerët e ushtrisë janë shfaqur në televizionin kombëtar në Gabon për të thënë se kanë marrë pushtetin në dorë, shkruan BBC. Sipas tyre, rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues, janë anuluar.

Komisioni Zgjedhor ka thënë se Bongo kishte fituar pak më pak se dy të tretat e votave në zgjedhjet që opozita argumentoi se ishin mashtruese.

Rrëzimi i tij do t’i jepte fund mbajtjes 53-vjeçare të pushtetit të familjes së tij në Gabon.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

12 ushtarë u shfaqën në televizion të mërkurën, duke njoftuar se kanë anuluar rezultatet e zgjedhjeve dhe do të shpërndanin të gjitha institucionet e republikës.

Ata gjithashtu thanë se kufijtë e vendit ishin mbyllur “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

“Ne kemi vendosur të mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual”, ka thënë një nga ushtarët në kanalin televiziv Gabon 24:

Kjo, shtoi ai, ishte për shkak të “qeverisjes së papërgjegjshme, të paparashikueshme që rezulton në përkeqësim të vazhdueshëm të kohezionit social që rrezikon ta çojë vendin në kaos”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Bongo erdhi në pushtet kur babai i tij Omar vdiq në vitin 2009.

Në vitin 2018, Bongo pësoi goditje në tru dhe ishte jashtë detyrës për një vit.

Një vit më pas, pati përpjekje të dështuar për grusht shtet.​

Muaj më herët, grusht shtet pati edhe në shtetin afrikan, Niger. 

Image
Ali Bongo

Rruga Press

YouTube player