Bota

“Ushtria e dronëve” të Ukrainës ka komandantin e saj

Koloneli Vadym Sukharevskyi është emëruar si Komandant i Forcave të “Sistemeve Pa pilot” të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kështu thuhet në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm, transmeton Ukrinform.

“Sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës të datës 10 qershor 2024, koloneli Vadym Sukharevskyi u emërua Komandant i Forcave të Sistemeve Pa pilot të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  “Save the Children”: Mbi 12 milionë fëmijë në botë viktima të skllavërisë moderne

Siç kujtojnë mediat e huaja, më 6 shkurt, presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret që parashikonte krijimin e Forcave të Sistemeve Pa pilot si një lloj i veçantë ushtrie brenda Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Lajmi vjen në të njëjtën kohë kur ushtria e Ukrainës tha se ka dëmtuar tre sisteme të mbrojtjes tokë-ajër në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës së të hënës.

Lexo më shumë  Bideni e quan tërheqjen e tij nga gara për rizgjedhje një çështje për mbrojtjen e demokracisë

Siç thuhet më tej, raketat goditën një sistem S400 në Dzhankoi dhe dy sisteme S300 pranë Yevpatoriya dhe Chornomorske, duke rezultuar në “humbje të konsiderueshme” për mbrojtjen ajrore ruse, tha shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.

YouTube player