Bota

Ushtria e Burkina Fasos deklaron se ka marrë pushtetin

Ushtria e Burkina Fasos deklaroi se ka marrë pushtetin dhe ka rrëzuar presidentin Roch Kaboré. Njoftimi u bë në televizionin shtetëror nga një oficer i ushtrisë, i cili përmendi përkeqësimin e situatës së sigurisë për marrjen e kontrollit ushtarak. Kaboré ishte përballur me pakënaqësi në rritje për dështimin e tij për të frenuar një kryengritje islamike.

Vendndodhja e tij është e paqartë, por oficeri tha se të gjithë të arrestuarit ishin në një vend të sigurt. Grushti i shtetit vjen një ditë pasi trupat kapën kazermat dhe të shtëna armësh u dëgjuan në kryeqytetin Ouagadougou. Më parë, partia në pushtet Lëvizja Popullore për Progres tha se Kaboré ashtu edhe një ministër i qeverisë i kishin mbijetuar një atentati.

Lexo më shumë  Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Të dielën, trupat kryengritëse kërkuan shkarkimin e shefave ushtarakë dhe më shumë burime për të luftuar militantët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe Al-Kaedën raporton “BBC”. Deklarata e ushtrisë tha se zoti Kaboré kishte dështuar të bashkonte kombin dhe të merrej me efektivitet me krizën e sigurisë e cila “kërcënon vetë themelet e kombit tonë”. Deklarata u lëshua në emër të një grupi të padëgjuar më parë, Lëvizja Patriotike për Mbrojtje dhe Rimëkëmbje.

Deklarata që u lexua nga një oficer ushtrie u nënshkrua nga nënkoloneli Paul-Henri Sandaogo Damiba, i cili besohet të jetë udhëheqësi i grushtit të shtetit dhe një komandant i lartë me vite përvojë në luftimin e militantëve islamikë. Në deklaratë thuhej se parlamenti dhe qeveria ishin shpërbërë dhe kushtetuta u pezullua, por premtoi një “kthim në rendin kushtetues” brenda një “kohe të arsyeshme”. Ushtria njoftoi gjithashtu mbylljen e kufijve të Burkina Fasos.

Lexo më shumë  Ukraina paralajmëron për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Shefi i OKB-së António Guterres dënoi grushtin e shtetit dhe i bëri thirrje ushtrisë që të “sigurojë mbrojtjen dhe integritetin fizik” të zotit Kaboré. Bashkimi Afrikan dhe blloku rajonal Ecowas dënuan gjithashtu marrjen me forcë të pushtetit. Ecowas tha se i mban ushtarët përgjegjës për mirëqenien e presidentit të rrëzuar. 

Rruga Press

YouTube player