Ushtria amerikane vazhdon trajnimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës për stërvitjet “Defender- Europe’ 23”
Ushtria amerikane po vazhdon trajnimin e FSK-së për stërvitjet më të mëdha në Europë, siç është “Defender- EUROPE’23”.
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj, ka thënë se partneriteti shumë i ngushtë me Ushtrinë Amerikane vazhdon fuqishëm edhe përmes Organizatës së Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri.
“Vazhdojmë së bashku me përgatitjet për Stërvitjen “Defender- EUROPE’ 23” dhe së bashku drejtë zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së. #SATMO #KSF”, ka shkruar Mehaj.
Rruga Press