Lajme

Ekonomia gjatë 2021, çmimet e larta “shpëtuan” buxhetin, të ardhurat u rritën në raport me 2020

Qeveria mblodhi më shumë para vitin e shkuar. Ecuria pozitive e të ardhurave, në një pjesë të konsiderueshme u ndikua nga shtrenjtimi i çmimeve të produkteve dhe rritja e kërkesës për konsum. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, gjatë 2021-shit u mblodhën 510 miliard lekë nga 425 miliard në 2020-n, duke shënua kështu një rritje me 85 miliard lekë.

Lexo më shumë  Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

Për ekspertë të ekonomisë treguesi është pozitiv për qeverinë, por jo dhe aq për familjet shqiptare.

Në linjë të ngjashme me të ardhurat shkuan edhe shpenzimet vitin e shkuar, që sipas Financave përllogariten në mbi 596 miliard lekë, duke u rritur me gati 60 miliard krahasuar me 2020-n.

Edhe për vitin që shkoi ekonomia shqiptare nuk surprizoi te deficiti ekonomik, raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve i cili arriti në gati 86 miliard lekë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Në buxhetin e këtij viti qeveria parashikon të rrisë edhe më tej mbledhjen e të ardhurave, e cila do të mbështetet në ecurinë pozitive të aktivitetit ekonomik në vend, miradministrimit fiskal si dhe në uljen e informalitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *